I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Andi Shehi, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi njohjen me bashkëshorten, jetën e tij si baba, si dhe dasmën që ka bërë vetëm pak ditë më parë…
Pse vendosët që ta bënit dasmën në 1-vjetorin e djalit?
Djali po bënte 1 vjeç dhe ne do ta bënim një festë dhe mori përmasa shumë të mëdha. Një mik na tha që pse nuk e bëjmë dhe dasmë, sepse ka dalë diçka shumë e madhe. Enki patjetër që donte shumë, e kishte merak që ta vishte fustanin e bardhë. Shkoi shumë mirë, u kënaqëm shumë. Ishte një kujtim shumë i bukur.
Ne e bëmë të përbashkët si dasmë, familja ime dhe familja e Enkit dhe shoqërinë e përbashkët. Kishim një total me 180 persona. Ambienti ishte shumë i mirë, arredimi ishte shumë i mirë.
Si ishte si ndjesi që të kishe edhe djalin në dasmën tuaj?
Kur e mendon para se ta bësh, është një ndjesi shumë e bukur, sepse po feston dy gjëra dhe je shumë i lumtur. Por nga ana tjetër, kur e përjeton vetë aty, është pak stres. Sepse fëmija është mësuar me një rutinë gjumi, që nëse i kalon, nuk e vë dot më në gjumë. kur i kalon pak orari fillon dhe grindet dhe kjo pjesa na shqetësoi pak. Por pastaj e zuri gjumi në krahët e mi.