Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Kylie Jenner sapo na e konfirmoi se është në pritje të ëmbël, me këtë veprim të bukur….

Pritjes i erdhi fundi! Kylie Jenner është përsëri shtatzënë. Këtë herë, ylli e konfirmoi vetë këtë lajm shumë të bukur. Miliarderja më e re në moshë postoi një video në rrjetin social Instagram, ku kishte përmbledhur të gjitha momentet e bukura që pas lajmit që ajo kishte marrë vesh se ishte në pritje të ëmbël. 24-vjeçarja ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin e saj, Travis Scott.

Kylie, nëna e vajzës së vogël tre-vjeçare Stormi, ndau me fansat e saj tremujorin e parë të shtatzënisë në një klip të shkurtër, duke i treguar Travis-it dhe nënës së saj Kris se ajo është duke pritur fëmijën e saj të dytë, ndërsa tregoi edhe pamjen e parë të barkut të saj të rrumbullakosur. Gjinia e bebit të dytë akoma nuk është bërë e ditur.

Postimi i bukuroshes erdhi si një surprizë e papritur, pasi po të kujtojmë, ajo nuk e konfirmoi as shtatzëninë e saj të parë derisa lindi vajzën Stormi, në vitin 2018. Ajo gjithashtu nuk u pa publikisht gjatë kohëzgjatjes së shtatzënisë.

https://www.instagram.com/tv/CTieyGYpYdi/?utm_source=ig_web_copy_link

Videoja e postuar e Kylie-t fillon me një klip kur ajo është duke ecur rreth shtëpisë së saj në ‘Hidden Hills’ me një test shtatzënie pozitiv në dorë. Pastaj shihet i dashuri i saj Travis që përqafon dhe mbështjellë me butësi krahët rreth Kylie-t ndërkohë që ajo qëndron para një pasqyre me testin e saj të shtatzënisë ende në dorë dhe duke qarë.

Më pas shikohen edhe pjesë të tjera ku shfaqen edhe Stormi edhe mamaja e Kylie-t që duken mjaft të lumtura dhe shumë të emocionuara. Mesa duket Stormi mezi po e pret vëllain ose motrën pasi në disa video ajo shfaqej duke përkëdhelur barkun e mamit të saj dhe duke e puthur. Pavarësisht se spekulimet në lidhje me shtatzëninë e saj kanë përafërsisht një muaj që qarkullojnë kudo, ky ishte postimi i saj i parë i cili konfirmoi gjithçka.