Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Caitlyn Jenner sapo nxori zbuluar shtatzëninë e dytë të Kylie-t?!

Dyshja më e pëlqyer e publikut, Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se do të bëhen përsëri prindër. Thashethemet për këtë nisën që pas deklaratës së Travis Scott, ku përpara miliona ndjekësve ai bëri një deklaratë duke thënë se ishte akoma i dashuruar me Kylie-n. Lidhja e tyre mori fund në vitin 2019, ku Kylie u shpreh se:

Travis dhe unë jemi në marrëdhënie të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi! Miqësia dhe vajza jonë është përparësia kryesore.

Edhe pse ata i ndanë rrugët e tyre të komunikimit për pak kohë, dyshja mbetën të bashkuar duke ruajtur një marrëdhënie të qetë në prindërimin e vajzës së tyre dhe mesa duket me kalimin e kohës ata kanë arritur ta gjejnë përsëri rrugën e tyre të kthimit me njëri-tjetrin në mënyrën më romantike të mundshme.

Në muajin qershor, artisti i nominuar për Grammy, deklaroi dashurinë e tij për yllin e “Keeping Up With the Kardashians” ndërsa merrte pjesë në 72 vjetorin e Parsons Benefit. Gjatë fjalimit të tij, Travis bëri deklaratën për dy vajzave të tij të preferuara:

Stormi, të dua dhe grua, të dua!

Kylie nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin dhe përfaqësuesi i saj nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga “DailyMail” lidhur me fjalët që po qarkullonin. Ishte Caitlyn Jenner ajo që filloi spekulimet ndërsa ishte në një fushatë në mes të zgjedhjeve për kandidimin si guvernatore e Kalifornisë. 71-vjeçarja pohoi gjatë vizitës në dyqanin e lodrave në Quincy të Kalifornisë Veriore. se nipi i saj i nëntëmbëdhjetë është gjatë rrugës.

Thuhet se ajo është në ‘fazat e hershme’. “Page Six” ishte e para që raportoi shtatzëninë, duke cituar burime të shumta. Dyshimet lindën pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk ndau prej kohësh fotografi të reja, por postoi disa që i kishte realizuar më parë. Historia e saj e fshehjes së shtatzënisë me Stormi-n, bëri që disa fansa të rrjeteve sociale të besonin se po fshihte një shtatzëni tjetër.