Bota Celebrities

Leonardo DiCaprio dhuron shumën e “çmendur” për ushtrinë ukrainase!

Aktori i njohur hollivudian Leonardo DiCaprio ka dhuruar së fundmi dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit, një projekt që synon mbështetjen financiare për iniciativën ndërkombëtare. Në raport thuhet se:

Aktori, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit.

DiCaprio i cili ka rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij, Helene ka ndënuar ashpër pushtimin e Ukrainës. Përvec aktorit dhe të famshëm të tjerë kanë ofruar ndihmën e tyre. Së fundmi, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher gjithashtu kanë dhuruar tre milionë dollarë për refugjatët ukrainas. Çifti i aktorëve kanë hapur një llogari për mbledhje fondesh në ‘GoFundMe’ me synimin e arritjes së shifrës të 30 milionë dollarëve për ndihma humanitare në kampet e refugjatëve.

Ndërkaq sjellim në vëmendje se Leonardo DiCaprio ka blerë aksione nga marka luksoze “Champagne Telmont”, e themeluar në vitin 1912. Kompania ka nxitur ndërgjegjësimin ekologjik dhe mjedisor në biznesin e saj. Tashmë dihet se DiCaprio ka pasion arritjen e mbrojtjes së mjedisit dhe është bërë një mbështetës i vendosur i ambientalizmit, ku së fundmi është fokusuar në dokumentarët mjedisorë sipas “Dailymail”. Sipas aktorit DiCaprio, ai bashkë me prodhuesit e verës, kanë vendosur të prodhojnë një shampanjë 100% organike.

Champagne Telmont, së bashku me prodhuesit e saj partnerë të verës, ka vendosur synimin e saj në prodhimin e shampanjës 100% organike, duke siguruar një cikël jetë të prodhimit plotësisht të qëndrueshëm në vitet e ardhshme.