Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Lidhja mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski po bëhet akoma dhe më serioze!

Duket se marrëdhënia që po zhvillohet tashmë mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski po bëhet më serioze pasi ata kanë mbi një muaj që janë lidhur. Thashethemet filluan të vërtiten rreth një muaj më parë për çiftin dhe duket se ata me siguri tani po shkojnë drejt një lidhjeje të vërtetë dhe të hapur. Një burim i afërt pranë ish-yllit të  “Saturday Night Live” për botimin “People” u shpreh se:

Ata po ecin fort dhe po bëhen pak më seriozë.

Burimi shtoi gjithashtu se dyshja “po e shijojnë vërtet kohën së bashku”. Ka shumë ngjashmëri të forta midis Davidson dhe Ratalkowski me burimin që citon: “janë të ngjashëm përsa i përket personalitetit dhe stilit”, si dhe “dashuria për Bregun Lindor”. Ata gjithashtu thanë se 29-vjeçari Davidson “e bën vërtet të qeshë dhe i bën gjërat më argëtuese”. Një tjetër burim i afërt me çiftin ka folur se si modelja e famshme 31-vjeçare “vazhdon të takohet me Pete dhe po e shijon”, duke e quajtur romancën e tyre të dukshme “argëtuese pa asnjë stres”.

Pete e merr atë në darka dhe ngjarje të ndryshme. Ata gjithashtu shoqërohen shumë edhe në shtëpi.

Burimi i brendshëm vijoi duke shtuar se komediani “është shumë i qetë dhe i kuptueshëm për pjesën e saj të të qenurit nënë” me djalin 21-muajsh Sylvester. Sipas burimit, Ratajkowski është në një vend të mrekullueshëm pas divorcit të saj “shumë të papritur dhe të ashpër”, por edhe pse u desh pak kohë për t’u rikthyer. Në korrik u zbulua se Ratajkowski do të largohej nga Bear-McLard pas katër vitesh martesë për akuzat se ai e kishte tradhtuar atë. Ajo bëri kërkesë për divorc në shtator.

Davidson dhe Ratajkowski bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në një lojë basketbolli në nëntor, të ulur në oborrin e Madison Square Garden për ndeshjen Knicks-Grizzlies.