Celebrities Showbiz

Lil Nas X konfirmon se ishte në një lidhje me balerinin Yai Ariza!

Artisti Lil Nas X konfirmoi së fundmi se ai ishte më parë në një lidhje me balerinin Yai Ariza. Nëse jeni fans i këngëtarit, emri Yai mund t’ju duket i njohur, ai shfaqet si partneri i Lil Nas X në videklipin e “That’s What I Want”, në “Industry Baby”, si dhe ai që Lil Nas X puthi në skenë gjatë performancës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET Awards”.

Sidoqoftë, Lil Nas X nuk e kishte konfirmuar publikisht se me kë ishte në një lidhje. Ai më parë tha se po takohej me dikë gjatë kësaj vere, por në fillim të kësaj jave deklaroi:

Po takohesha me dikë. Vendosa që nuk doja më.

Kështu, kur ai u pyet kohët e fundit në lidhje me thashethemet që qarkullonin mes tij dhe Yai, Lil Nas X u përgjigj:

Ne dilnim në takime dhe jemi akoma në kushte shumë të mira. E dini, ne mund të takohemi përsëri jam i sigurt. Unë e dua atë, ai është i mrekullueshëm.

Sidoqoftë, Lil Nas X nënkuptoi që ata e përfunduan lidhjen e tyre për shkak të karrierës së tij muzikore, duke thënë:

Unë doja të përqendrohesha në muzikën time tani.

Ai pastaj e quajti Yai personin më të mirë të cilin ka takuar ndonjëherë dhe vazhdoi:

Unë jam ende shumë i dashuruar, por po përpiqem ta menaxhoj këtë. Nëse është shkruar të ndodhë, do të ndodhë në të ardhmen, jeta është e gjatë.

Rikujtojmë se, reperi i hitit “Old Town Road” i ka organizuar vetë vetes së tij në festë të vogël për të mirëpritur ‘bebin’. Këtë herë Lil Nas X ka ardhur me një ide shumë më ndryshe dhe që askush nuk e priste apo që nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë.