Gossip Music

Lil Nas X refuzon një bashkëpunim me Taylor Swift? Pse?

Reperi fitues i Grammy-t, Lil Nas X, ka zbuluar se ka pasur mundësinë të bashkëpunonte me Taylor Swift, por projekti nuk u realizua për shkak të mungesës së “vibe” të duhur.

Ai tregoi për E! News se Swift e kishte ftuar të provonte një varg për një këngë, por ndjeu se nuk ishte atmosfera e duhur për të. Megjithatë, ai shprehu admirim për suksesin e Swift, duke thënë:

Jam krenar për të. Ajo është në një nivel tjetër.

Kur u pyet për mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm, Lil Nas X e la të hapur këtë mundësi, duke shtuar:

Kur të ndodhë… do të jetë globale!

Ndërkohë, ai ka shprehur interes për një tjetër bashkëpunim, këtë herë me reperen Doechii, e cila fitoi çmimin për albumin më të mirë rep në Grammy 2025.

Lil Nas X tha se ata kanë pasur dëshirën të punojnë së bashku për një vit, por ende nuk kanë arritur ta realizojnë.

Në një intervistë për GLAAD Media Awards, ai theksoi se tani dëshiron të jetë më autentik se kurrë, duke deklaruar:

Dua të jem plotësisht i lirë dhe të bëj vetëm ato që dua.