Celebrities Gossip Showbiz

Reperit Lil Nas X nuk i bëhet fare vonë për kritikat pasi tregoi barkun e rrumbullakosur, ja si reagon ai!

Reperi i njohur Lil Nas X ditën e djeshme bëri bujë pasi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram tregoi barkun e tij të rrubullakosur ndërkohë që njoftoi edhe datën e laçimit të albumit të tij. Sigurisht që reperi nuk është në pritje të ëmbël, por i përdori këto foto për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ai zbuloi se albumi me titullin “Montero”, do të publikohet në 17 shtator dhe zbuloi për “People” se vendosi të realizonte këto foto pasi dëgjoi një varg të Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime” për herë të parë.

“Në ato momente mendova: ‘Oh Zot është e mrekullueshme’, kështu menjëherë telefonova stilisten time. Ajo më tha ‘Wow’, të gjitha do të vijnë bashkë. Albumi yt. Fëmija yt. Dhe unë thashë: ‘Po, ky është fëmija im. Si një shaka, ajo më tha: ‘Po, ti duhet të bësh një set fotografik shtatzënë’. Dhe unë i thashë: ‘E di çfarë? Kjo është brilante. Tani kemi gjithë këtë gjë që do të publikohet dhe do të jetë e mrekullueshme”.

Menjëherë pas këtyre postimeve reperi u përball më një lum kritikash nga fansat në rrjetet sociale. Dikush i shkroi se njerëzit janë të lodhur prej tij dhe se është shumë i shëmtuar.

Lil Nas X e mori me shumë sportivitet këtë koment, duke u përgjigjur:

Me të vërtetë ti po quan të shëmtuar një nënë të re?.

Pasi ju përgjigj disa mesazheve negative, Lil Nas X shkroi në Twitter:

Më lejoni të dal offline, gjithë kjo energji negative nuk i bën mirë bebit.