Celebrities Gossip Music Showbiz

Lil Nas X zgjedh mënyrën më të pazakontë për të lançuar albumin e ri!

Reperi i njohur Lil Nas X tregoi barkun e tij të rrubullakosur ndërkohë që dha një njoftim përmes rrjeteve sociale. Nëpërmjet një video të postuar në TikTok ai njoftoi datën e laçimit të albumit të tij. Por duket se ai kishte zgjedhur një mënyrë unike për të bërë lançimin, pasi në video-n që postoi ai shfaqet me barkun e tij ‘si shtatzënë’ teksa shkruan se:

Kam një njoftim…

Lil Nas X is 'PREGNANT with his third album'

Ai u largua nga kamera dhe filloi të prekte barkun e tij dhe me pas shkruajti se:

Bebi “Montero” do të lançohet më 17 Shtator 2021.

The rapper promoted his latest album with a unique tactic

Njoftimi përfshinte gjithashtu një emoji flutur, zemre dhe bebe. Lil Nas X vazhdoi të bëntë të ditur lajmin edhe me një postim në Instagram, i cili shfaqet duke pozuar me barkun e rrubullakosur pranë një pishine, i veshur komplet me të bardha. Ai e kombinoi pamjen duke mbajtur një kurorë me lule të bardha në kokë dhe një buqetë në duar që shkonte me veshjen. Krahas fotove, Lil Nas X shkroi:

Surprizë! Nuk mund ta besoj që më në fund po e njoftoj këtë. Arsyeja ime e lumturisë, “Montero” pritet të lançohet më 17 Shtator 2021.

Fansat nxituan që ta komentonin Lil Nas X për mënyrën që ai zgjodhi për të promovuar albumin. Shumë prej ndjekësve të këngëtarit i dhanë urimet e tyre për ‘foshnjën’ e tij, ndërsa kishte edhe nga ata që nuk e kanë pritur fare mirë këtë lloj prezantimi. “Montero” është albumi i tretë nga Lil Nas X, megjithëse është albumi i tij i parë në studio. Lil Nas X vetëm disa ditë më parë ndau veprat e artit të kopertinës së albumit të ri.

Albumi i ardhshëm përfshin këngët e njohura, “Montero (Call Me by Your Name)”, “Industry Baby” dhe “Sun Goes Down”. Në fillim të kësaj jave, Lil Nas X postoi në Twitter një deklaratë ku shprehej se:

Krijimi i këtij albumi ka qenë terapi për mua. Kam mësuar të heq dorë nga përpjekjet për të kontrolluar perceptimin e njerëzve për atë që jam, çfarë mund të bëj dhe ku do të jem. E kam kuptuar që e vetmja gjë që ka rëndësi është vetja ime.