Celebrities Gossip Showbiz

“Lojërat” e çiftit Kim-Kanye duket se nuk kanë fund, veprimi i fundit i reperit bën lëmsh rrjetin!

Një veprim i fundit i reperit të njohur Kanye West i habiti të gjithë. Ai nuk e ndiqte më Kim Kardashian në rrjetin social Instagram dhe ky veprim erdhi thuajse 7 muaj pasi Kim paraqiti kërkesën për divorc. Të njejtin veprim reperi e bëri edhe në kohën kur përflitej se po shoqërohej me supermodelen Irina Shayk.

Por, sipas disa burimeve nga “DailyMail” Kanye ka filluar ta ndjekë përsëri ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke shtuar edhe disa persona të tjerë në listën e tij të ‘followers’-ave.

Rikujtojmë, se Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj 2014 gjatë një ceremonie luksoze të mbajtur në Firence, Itali. Dasma erdhi gati një vit pasi themeluesja e “KKW Beauty” dhe krijuesi i hitit “Stronger” mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën North West, 8-vjeçe.

Pas paraqitjes së divorcit nga Kim në shkurt të këtij viti, çifti është fokusuar në bashkëprindërimin e katër fëmijëve të tyre North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ylli i “KUWTK”, gjithashtu ka vazhduar të mbështesë Kanye-n në maksimum, me abumin “DONDA”. Se si do të vijojnë ngjarjet mes dyshes së njohur, kjo mbetur për t’u parë, pasi në familjen e madhe Kardashian-Jenner ka gjithmonë surpriza!

Ju rikujtojmë, gjithashtu se para dy ditësh u mbajt një nga eventet më të rëndësishme të vitit “Met Gala 2021”. Nata më e madhe e modës u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, aty ku mbahet çdo vit. Kim Kardashian bëri një hyrje madhështore në këtë event por pa treguar fytyrën e saj!

Ajo i befasoi të gjithë me një veshje të pazakontë. 40-vjeçarja kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë Balenciaga. Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West.