Celebrities Gossip Showbiz

Loredana dhe Karim Adayemi zgjedhin jugun e Shqipërisë, ja ku po pushon çifti!

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Skuadra e futbollit të Real Madrid të shtunën (1 qershor) fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur skuadrën Borussia Dortmundin, ku luan edhe Karim, në finale me rezultat 2-0. E pas ndeshjes Loredana dhe Karim kaluan disa ditë në Kosovë, ku u panë edhe n

ën shoqërinë e Noizyt. E disa ditë pushime nuk mund të mos i kalonin në jug të Shqipërisë tashmë që edhe vera ka nisur e këtë na e ka treguar vetë Loredana me disa foto në Palasë, Dhërmi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)

Ndërkohë që shpesh herë është kritikuar se ka ndikuar keq në karrierën e partnerit të saj, së fundmi, Loredana ka gjetur kohën që të mbështesë Karim në një ndër ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve. Në një video që ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në median online, Loredana shihet në stadium dhe padiskutim është një ndër tifozet më të veçanta për futbollistin.