Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Madonna-s nuk e rruan fare, po ti?!

Ashtu si edhe nëna e saj Madonna, Lourdes Leon nuk mungon asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet e saj dhe stilin e jetesës. Lourdes ka qenë një nga të ftuarat që ka marrë pjesë në eventin më madhështor të modës që ka bërë bashkë shumë njerëz të famshëm nga bota e showbiz-it, “Met Gala”, mbrëmjen e djeshme.

Edhe kësaj here sqetullat e saj të padepiluara, janë ato që janë bërë qendra e vëmendjes. Lourdes ‘u kujdes’ deri në detaje që të mos ndryshonte stilin e saj që po ndjek prej vitesh tashmë, as në këtë event kaq të rëndësishëm. Lordes u shfaq para Muzeut të Artit Modern në Nju Jork me një fustan me xixa që zbuloi një pjesë të madhe të trupit të saj.

Bukuroshja ngriti duart me krenari dhe tregoi sqetullat e saj të padepiluara. Mos depilimi i trupit në fakt nuk është asgjë e re për Lourdes. Ajo ishte dikur modeli i vetëm që eci në pasarela me këmbë, sqetulla dhe krahë të pa depiluar. Modelja ka ndjekur shembullin e të ëmës, pasi dhe Madonna ka postuar shpesh foto të tilla, ku promovon natyralitetin.

Rikujtojmë se, balerina, aktorja dhe modelja 24-vjeçare ka arritur që të marrë pjesë në një sërë fushatash të modës, përfshirë një paraqitje të fundit që ajo bëri për kopertinën e ‘Vogue’. Tani, ajo është ylli i fushatës së ardhshme të Swarovski Collection II. Modelja tashmë ka bërë emër në fushën e modelingu-t dhe kjo është një mundësi shumë e mirë që i ka hapur plotësisht derën Leon, për të vazhduar ndërtimin e karrierës së saj tashmë të suksesshme në këtë fushë.