Celebrities Showbiz

Luana Vjollcën nuk e kishit parë ndonjëherë kështu…

Pas përfundimit të sezonit të “Shiko Kush Luan”, moderatorja Luana Vjollca e ka zakon tashmë që të marrë një periudhë pushimi nga ekrani, për t’u rikthyer me shumë energji për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale duke i servirur fansave të zjarrtë foto nga përditshmëria e saj. Jemi mësuar që herë pas herë pas shkëputjes nga ekrani, Luana të vijë edhe me ndonjë projekt të ri muzikor, por këtë herë bukuroshja ka qëndruar në qetësi maksimale.

Ditën e kaluar ajo i ka habitur të gjithë me postimin e një video-je ku shfaq look-un e saj më të ri. Prej vitesh Luanën e kemi parë me flokë të gjata bionde por duket se ajo është mërzitur dhe ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik.

Tashmë Luana Vjollcën e gjeni me flokë të shkurtra ngjryrë bronzi apo karrote. Kjo pamje e re është komentuar pa fund nga fansat e saj. Po juve si ju duket bukuroshja me këtë ndryshim të ri?