Celebrities Film & Tv

Madonna sjell detaje të reja nga dokumentari i saj ‘Madonna X’!

Ylli i muzikës Madonna del topless për të promovuar filmin e saj me titull ‘Madame X’ në Paramount+. Shtatë herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ doli topless pas një perdeje të kuqe për të promovuar dokumentarin e saj ‘Madame X’, i cili do të shfaqet në premierën më 8 tetor në Paramount+.

Nëpërmjet disa postimve në rrjetine saj social Instagram në InstaStory ajo ka dhënë më shumë detaje përsa i përket filmit të saj.

Fotografi personal i 63-vjeçares i mbretëreshës së Popit, Ricardo Gomes drejtoi filmin gjatë ndalesës që u bë në Lisbonë në Portugali gjatë të turneut të saj të 11-të të koncertit me 75 data, që përfshin periudhën 2019-2020.

Turi i ‘Madame X’ u mbyll më herët për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Madonna u detyrua të anulonte 14 shfaqje gjithashtu për shkak të dëmtimeve të gjurit dhe ijëve. Superstarja e kishte përfunduar dokumentarin pothuajse në muajin prill dhe pas shtatë muajsh ajo e shfaqi për herë të parë për 12 persona në një teatër me 500 vende.

Rikujtojmë se ylli botëror i muzikës pop, Madonna së fundmi ka bërë të ditur se ka realizuar një marrëveshje historike me “Warner Music Group”, që do të blejë të gjithë katalogun e saj të muzikës së regjistruar më parë. Ndërkaq, artistja ka thënë se:

Ata kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm dhe unë jam e lumtur të filloj këtë kapitull të ri me ta për të festuar katalogun tim të 40 viteve të fundit Që nga fillimi, “Warner Music Group” ka ndihmuar në sjelljen e muzikës sime dhe vizionit tim për të gjithë fansat në të gjithë botën me kujdesin dhe konsideratën më të madhe.

Repertori përfshin katalogun Sire, Maverick dhe Warner: 17 albume në studio, këngë të ndryshme, regjistrime zanore, albume të drejtpërdrejta dhe përmbledhje. Këtyre do t’i shtohen në vitin 2025 edhe tre albumet më të fundit (MDNA, Rebel Heart dhe Madame X), të regjistruara për Interscope Records.