Sport

Majlinda Kelmendi nuk përsërit suksesin e Rios, zhgënjen në Tokio!

Majlinda Kelmendi u ndal në raundin e parë të garës në Lojërat Olimpike të Tokios. Kelmendi garoi sot në kategorinë deri në 52 kilogramë kundër hungarezes Reka Pupp, e cila e mposhti xhudisten kosovare.

Trajneri Driton Kuka e falenderRio 2016, Tokio 2020

oi Kelmendin për gjithë punën e bërë përgjatë viteve.

Sot mos u hidhëro, puna, sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tënde, për mua, familjet tona, popullin shqiptar, të është shpërblyer gjatë karrierës!

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Kelmendi fitoi Medalje të Artë në xhudo, duke i siguruar Kosovës, të parën e këtij lloji. Përgjatë karrierës, xhudistja është shpallur Kampione Europe dhe gjithashtu Bote.

Një ditë më parë ishte xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila fitoi Medalje të Artë Olimpike në Tokio, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Po ndihem shumë e lehtësuar, pasi realizova ëndrrën që kam pasur që në fëmijëri!

Këtë herë, Kosovën e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte në Olimpiadën e Tokios, të shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë koronavirus.