Auto & Moto

Makinat e reja elektrike të Maserati-t pritet të nxirren në treg në 2024 dhe 2025!

Pothuajse çdo kompani e njohur e makinave po përgatitet që të sjellë në treg makina 100% elektrike. i gjithë ndryshimi për mirë i kompanisë Maserati në fudhën e makinave me energji elektrike ka filluar pasi Granturismo dhe Grecale morën dy variante gaz dhe elektrike. Megjithatë, modelet e ardhshme Quattroporte dhe Levante, do të ndërmarrin hapin tjetër dhe do të jenë makina të pastra EV.

Quattroporte është planifikuar të dalë në vitin 2024 me ridizajnim të plotë dhe vetëm me motorë EV. Levante pritet që të vijë një vit më shumë.  Të dyja makinat do të bazohen në platformën e re modulare të përdorur për Granturismo aktuale. Është projektuar një paketë baterie në formë T, e cila mbush tunelin në mes të shasisë dhe sediljeve të rreshtit mbrapa. Quattroporte thuhet se do të japë më pak se 760 kuaj fuqi maksimale. Quattroporte dhe Levante ka shumë gjasa të prodhohen në fabrikën Mirafiori në Itali që nga viti i kaluar, Stellantis investoi 700 milionë euro për t’u përgatitur për prodhimin e EV. Këtu po ndërtohet Granturismo e Maserati tani.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi Maserati u bashkua me kompaninë Mattel për të krijuar Grecale Barbie Edition përmes programit të tij Fuoriserie. Do të prodhohen vetëm dy kopje dhe i pari tashmë është publikuar. Siç mund ta prisni, ai është i gjithi rozë megjithatë, kur makina është e ekspozuar ndaj diellit, një efekt ylber është i dukshëm.