Celebrities Showbiz

Mamaja e Selena Gomez reagon pas komentit negativ lidhur me peshën e saj!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez dëshiron të shkatërrojë stigmat rreth shëndetit mendor, kështu që së fundmi është bashkuar së bashku më nënën e saj Mandy Teefey dhe bashkëthemeluesen e ‘Newsette’, Daniella Pierson për të nisur “WonderMind”, një platformë e re që ka këtë si qëllim kryesor.

Duke folur për ‘Entrepreneur’, treshja tha se ishin frymëzuar për të krijuar ‘WonderMind’, pasi diskutuan nëse mund të bëhet më shumë për të normalizuar bisedat rreth shëndetit mendor dhe ndanë një shqetësim të përbashkët se, startup-et dhe aplikacionet e shumta të mirëqenies po turbullonin ujërat. Kompania, e quajtur ‘WonderMind’, do të lançohet për herë të parë në shkurt të 2022-it.

Selena luftoi me ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut si rezultat i lupusit të saj. Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.

Së fundmi, Mandy Teefey mamaja e Selena Gomez ka folur mbi komentet negative lidhur me peshën e saj trupore që ka përjetuar në rrjet pas fotos së kopertinës ‘Enterpreuter’ në të cilën ka dalë me vajzën e saj. Mandy tregoi sesi pas fotos, një mes të tjerash, një mesazh në Instagramin e saj e habiti edhe më shumë. Një ndjekës i paidentifikuar i ofrohej ta ndihmonte që të humbiste peshë. Mandy e quan mrekulli edhe faktin që është sot në këmbë e që mundi të pozonte për revistën.

Njeriu që më dërgoi atë mesazh nuk e dinte që unë kisha kaluar çerekun e vitit në spital me të dyja mushkëritë të sëmura. Kisha pneumoni të dyfishtë. Mjekët më thanë se mund të më kishin mbetur pak ditë jetë. Unë luftova, me ndihmën e miqve, të afërmve dhe mjekëve ia dola.

Rikujtojmë se, një sezon i kartërt pritet të vijë së shpejti nga emisioni i kuzhinës së Selena-s, ‘Selena + Chef’. Lajmi për programin e këngëtares u raportua fillimisht të mërkurën, kur u zbulua se seria e re e episodeve do të jepet premierë në ‘HBO Max’ vitin e ardhshëm. Programi fillimisht u shfaq premierë gushtin e kaluar dhe ka qenë një hit që nga fillimi i tij.