Gossip Showbiz

Mami Kylie po pret një tjetër fëmijë, por jeni kurioz të dini reagimin e Stormi-t kur zbuloi lajmin?!

Dyshja më e pëlqyer e showbiz-it, Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se do të bëhen përsëri prindër. Thashethemet për këtë nisën që pas deklaratës së Travis, ku përpara miliona ndjekësve ai bëri një deklaratë duke thënë se ishte akoma i dashuruar me Kylie-n.

Burime të sigurta kanë konfirmuar lajmin për “Page Six” dhe kanë treguar se vajza e tyre, Stormi është lumturuar kur ka marrë vesh që do bëhej me një motër ose vëlla. Burimi ka treguar se:

Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.

Edhe pse dyshja e njohur i ndanë rrugët e tyre të komunikimit për pak kohë, ata mbetën të bashkuar duke ruajtur një marrëdhënie të qetë në prindërimin e vajzës së tyre dhe mesa duket me kalimin e kohës kanë arritur ta gjejnë përsëri rrugën e tyre të kthimit me njëri-tjetrin në mënyrën më romantike të mundshme.

Kujtojmë, se edhe kur Kylie po priste Stormi-n, e ka mbajtur mjaft të fshehtë shtatzëninë e saj. Ajo nuk konfirmoi dyshimet deri në çastin kur vogëlushja erdhi në jetë. Dyshimet për shtatëzëninë e miliarderes nisën kur ajo postoi në InstaStory një foto duke ngrënë sushi dhe ai nuk përmbante peshk.

Gratë shtatzëna këshillohet të mos hanë sushi me peshk. Jo vetëm me ushqimet, por edhe me pijet Kylie ka ngritur dyshimet. Në “Keeping Up With the Kardashians Reunion”, ndërkohë që Kris dhe vajzat e saj mbanin gota me tequila në duar, Kylie mbante lëng molle. Këto janë detajet që kanë ngritur dyshimet e fansave. Me siguri secili prej tyre është në pritje të një përgjigjeje nga ana e Kylie-t.