Health & Beauty Lifestyle

Mbase ka ardhur koha t’i jepni pak rëndësi produkteve tuaja kozmetike, ne ju sugjerojmë se çfarë duhet të bëni!

Në tualetin e çdokujt sidomos të vajzave gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, produkte kozmetike. Në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rëndë me çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve? Ne ju tregojmë se sa gjatë duhet t’i përdorini produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë.

2 deri në 3 muaj duhet të përdorni rimelin, scrubin, maskat e fytyrës, sfungjerin e trupit dhe manikyrët. 6 deri në 12 muaj duhet të përdorni penelin, fondatintën, larësin dhe serumet e fytyrës. 1 deri në 1 vit e gjysmë duhet të përdorni shkëlqyesin e buzëve, kremin mbrojtës kundër diellit, kremin hidratues, shampot, lapsin e syve dhe të buzëve.

Ndërkaq, pjesë e një fëmijërie të shëndetshme është të luash si i rritur dhe kjo mund të nënkuptojë veshjen e rrobave të prindërve ose provimin e buzëkuqit të mamit dhe lyerjen e një hije syri aty-këtu. Por për të vegjlit dhe para-adoleshentët që vendosin grim është ende një temë e diskutueshme.

A është vërtet në rregull të lejosh fëmijët të eksplorojnë kozmetikë në një moshë kaq të hershme? Ne hasëm disa artikuj që shpjegojnë pse veprimi që fëmijët vendosin make-up nuk mund të jetë domosdoshmërisht një gjë e keqe dhe ne përmblodhëm pikat përkatëse që mbështesin këtë pikëpamje.