Tech

Mblidhuni të gjithë këtu, Facebook vjen me lajme të reja!

Kompania Meta, pronarja e rrjeteve sociale Facebook e Instagram do të aplikojë një pagesë mujore për të verifikuar llogaritë, një lëvizje që më parë u bë nga Elon Musk në Twitter. Lajmi u dha nga vetë themeluesi i shoqërisë, Mark Zuckerberg, i cili shtoi se për një pagesë 12 dollarë në muaj, abonenti mund të verifikojë llogarinë e tij dhe të ketë një tiker blu.

Risia që përfitojnë këtë njerëz që abonohen është se do të kenë një mbrojtje shtesë kundër vjedhjes së identitetit dhe asistencë më të shpejt. Më tej, Zuckerberg shtoi se ky shërbim do të jetë i aplikueshëm vetëm për personat mbi 18 vjeç dhe se ai do të nisë që këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re.

Facebook ka pasur tërë kohës një faqe pak të njohur që zbulon nëse ju kanë shpërfillur brutalisht. Kjo është një listë e njerëzve që do t’i gjeni të ngulitur në cilësime dhe padyshim që ia vlen ta kontrolloni. Lista e “refuzimit” zbulon të gjithë njerëzit të cilëve u keni dërguar kërkesa për miqësi. Por tregon vetëm ata që nuk e kanë pranuar kërkesën tuaj. Është e lehtë të harrosh se kujt i ke dërguar kërkesa për miqësi gjatë viteve.

Tani mund të hyni në Facebook dhe të shihni të gjitha kërkesat tuaja pa përgjigje. Numri i njerëzve që përdorin Facebook në baza ditore u rrit në një mesatare prej dy miliardë në dhjetor. Kjo raportohet nga BBC, sipas të cilës kjo shifër i përket një të katërtës së popullsisë së botës. Rritja më e fortë se sa pritej ndihmoi në krijimin e optimizmit të përtërirë për kompaninë, e cila është vënë nën presion nga rritja e kostove dhe rënia e shitjeve të reklamave.