Numri i njerëzve që përdorin Facebook në baza ditore u rrit në një mesatare prej dy miliardë në dhjetor. Kjo raportohet nga BBC, sipas të cilës kjo shifër i përket një të katërtës së popullsisë së botës. Rritja më e fortë se sa pritej ndihmoi në krijimin e optimizmit të përtërirë për kompaninë, e cila është vënë nën presion nga rritja e kostove dhe rënia e shitjeve të reklamave.
Aksionet e kompanisë mëmë Meta u rritën me më shumë se 15% në tregtimin pas orarit të punës pasi Mark Zuckerberg tha se viti 2023 do të jetë “viti i efikasitetit”. Meta me anë të një deklarate tha se:
Ne jemi në një mjedis tjetër tani duke treguar të ardhurat e kompanisë, të cilat ranë në vitin 2022 për herë të parë në historinë e saj pas viteve të rritjes dyshifrore. Ne nuk presim që kjo të vazhdojë, por gjithashtu nuk mendojmë se do të kthehet si më parë.
![](https://tinuiti.com/wp-content/uploads/2020/10/person-on-facebook-scaled.jpeg)
Rikujtojmë, se Facebook dhe Instagram do të shtojnë kufizimet për të dhënat e adoleshentëve në mënyrë që kompanitë të mos mund t’i përdorin ato për të synuar reklamat e tyre. Duke filluar nga ky muaj, reklamuesit nuk do të jenë më në gjendje të shohin gjininë e përdoruesve të rinj ose llojin e postimeve të tyre, si një mënyrë për të synuar reklamat në atë kategori.
Ndërkaq, Meta ka rënë dakord të zgjidhë çështjen e Cambridge Analytica për 679.6 milionë euro. Marrëveshja e propozuar do të zgjidhte një çështje që ka qenë e hapur që nga viti 2018, në të cilën Facebook u akuzua se i lejoi firmës konsulente të palës së tretë të ketë qasje në të dhënat e gati 87 milionë përdoruesve.