Aktualitet Bota

Mbretëria e Bashkuar do të heqë dorë nga rregullat e kufirit për afganët!

Është bërë me dije se së fundmi Mbretëria e Bashkuar do të heqë dorë nga rregullat e kufirit lidhur me azilantët afganë që po përpiqen t’i shpëtojnë sulmeve talebane. Afganët tashmë do të mund të hyjnë në Britani pa pasur një pasaportë, deklaron Sekretari i Mbrojtjes.

Ndërkohë në aeroportin e Kabulit, qindra njerëz të dëshpëruar po kërkojnë që të largohen nga vendi. Trupat britanikë janë në garë me kohën që të tërheqin shtetasit e tyre britanikë dhe popullsinë vendase nga Afganistani. Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se prioriteti i tij tashmë është që të evakuojë sa më shpejt që të mundet shtetasit britanikë mes skenave kaotike që po ndodhin në aeroportin e Kabulit.

Fatkeqësisht, gjatë transportimit të popullsisë, shumë prej tyre kanë humbur jetën. Gjithashtu ushtria amerikane ka qëlluar në ajër për të neutralizuar turmën, por ka qenë e pamundur. 5 persona kanë humbur jetën, 2 prej tyre ranë nga avioni i cili ishte i tejmbushur dhe ishin kapur tek këmbët ndërsa 3 të tjerët kanë vdekur për shkak të të shtënave.