Film & Tv

Më 15 tetor, Netflix sjell sezonin e tretë të serialit fiksues!

Tashmë është bërë publike traileri i sezonit të tretë të serialit të famshëm amerikan, ”You”. Penn Badgley rikthehet si vrasësi Joe Goldberg në sezonin e tretë të “You” dhe ai do të bashkohet me një personazh të ri që do të jetë: djali i tij.

Netflix bëri publik trailer-in e serialit, ku njëherësh edhe konfirmoi që premiera e këtij sezoni do të jetë më 15 tetor të këtij viti

Ata zbuluan një përmbledhje të sezonit të tretë me Joe dhe Love (Victoria Pedretti) si të martuar duke rritur djalin e tyre të vogël të quajtur, Henry.

Siç zbulon traileri, Goldberg diskuton për emrin që do t’i vendosë djalit duke u kthyer në momentet ikonike të sezonit të dytë përpara se të vendoste përfundimisht për emrin e Henry.

“Një djalë nuk ishte ajo që po prisnim”, tha ai. “Unë do të jem njeriu që do të kërkoni, njeriu që do të jesh krenar ta quash baba”.

https://www.youtube.com/watch?v=azIgSSar8Gk