Celebrities Gossip Showbiz

“Me Elvana Gjatën dhe…”, Sardi Strugaj tregon me cilët artistë do të donte të bashkëpunonte!

“Dancing With The Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku foli më shumë për jetën e tij. Konkurrenti i “Dancing With The Stars” i  pyetur nga moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, se me cilët nga këngëtarët shqiptarë do të dëshironte një bashkëpunim, ai përmendi disa emra.

Bieta: Dua të bashkëpunoj me këtë këngëtar/e

Sardi: Do të doja të bashkëpunoja me disa këngëtarë. Me Elvana Gjatën, Flori Mumajesin, Ylli Limanin, Alban Skënderaj, pastaj me disa të tjerë i kam bërë bashkëpunimet.

Bieta: Ne prisnim një emër tjetër në fakt. Atë të Semit.

Sardi: Prandaj nuk e përmenda Semin sepse e kam një bashkëpunim me të dhe do lançohet në janar.

Konkurrenti i “Dancing With The Stars” sqaroi edhe një herë marrëdhënien e tij me këngëtaren, Semi Jaupaj, pasi kohët e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje dashurie.