Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“ME EX”, kënga më e re e West Side Family, çfarë zbulojnë Landi dhe Miri në TAR?!

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të.

Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate. Çfarë tha ai për projektin më të fundit të grupit, dhe çfarë pritet të publikojë më tej West Side Family?!

Landi- Sfida është të bëjmë një produkt që i reziston kohës. Ne kemi qenë në studio që tetorin e vjetshëm, kënga do publikohej më herët. Me West Side Family nuk ka funksionuar, që vjen vera dhe publikojmë këngë. Kënga është këngë.

Për këngën “ME EX”, dhe projektet e ardhshme, ja si është shprehur Miri.

Po e përcjellim pak si më ndryshe këtë këngën. West Side Family i ka bërë gjithmonë këto gjërat, që ta interpretoni si të doni ju. Unë shpresoj që West Side Family të jetojë përjetësisht… Kemi edhe koncerte, edhe pushime…