Celebrities Gossip Showbiz

“Më ke bërë të dukem kokrra e legenit”, Luizi “shpërthen” ndaj Kiarës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Kiara kanë patur një ditë të ngarkuar në shtëpi ditën e sotme teksa mes çiftit nuk kanë munguar as debatet. Luizi është shprehur që Kiara e ka bërë të duket si ‘legen’, teksa ka qenë moderatorja ajo e cila e ka kundërshtuar duke përforcuar mendimin e saj, se ajo vetëm ka krijuar idenë se Luizi është i nxituar. Në këtë bisedë ka marrë pjesë dhe Amos i cili i ka thënë Luizit se është mashkull me shumë fat që ka një femër në krah si Kiara e cila nuk jepet kollaj.

Luizi: Më ke bërë të dukem kokrra e legenit

Kiara: Unë nuk e mendoj këtë, unë mendoj që ti je i nxituar dhe këtë e kam menduar që ditën e parë.

Luizi: Tani ti je krejt në rregull, ti do hapësirë…

Kiara: Unë mund të jem dhe gabim por nuk e ndryshoj opinionin në bazë të të tjerëve

Amos: A e kupton sa me fat je ti, sepse Kiara është një femër që nuk jepet shumë kollaj

Ditën e sotme banorët janë lajmëruar nga Vëllai i Madh se do të organizojnë një “Talent Show”. Duke bërë prova për shfaqjen e mbrëmjes,  për disa çaste, Luizi dhe Olta kanë vallëzuar së bashku dhe askush nuk e kishte menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhte, kjo pasi dihet ‘armiqësia’ e madhe që të dy kanë me njëri-tjetrin. Epo mesa duket kemi ende shumë për të parë në këtë edicion të ‘BBV2’.