Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund… J-Lo dhe Ben Affleck këmbejnë të parën puthje në rrjetet sociale!

Të përqafuar i kemi parë, si në rrugë, ashtu edhe në Instagram, kujtojmë festën e ditëlindjes së mikeshës Leah Remini por për puthjen e parë në rrjetet sociale, fansat e Jennifer Lopez-it dhe Ben Affleck-ut duhej të prisnin ditëlindjen e saj. Këngëtarja e aktorja e famshme festoi dje 52-vjetorin e lindjes e me këtë rast, një dhuratë:

 

Mbi një muaj më parë, paparacët “i vodhën” një puthje ndërsa të dy ishin në restorant me familjen e J-Lo por tani “Bennifer” ka vendosur të mos fshihet: rikthimi i lidhjes mes tyre është plotësisht zyrtar.

Ditëlindjen e saj, Lopez e kaloi me aktorin dhe regjisorin në një jaht luksoz në Saint-Tropez në Francë.

Tani janë bashkë dhe historitë e kohëve të fundit: Ben me Ana De Armas ndërsa Lopez me Alex Rodriguez i përkasin të kaluarës… edhe zyrtarisht.