Celebrities Gossip

Më në fund vjen përgjigja e përkthyeses 36-vjeçare që u dyshua të jetë shkak i ndarjes së çiftit Gates…

Ditët e fundit po bën bujë lajmi i ndarjes së themeluesit të “Microsoft” Bill Gates nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë. Gates është shprehur se kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore si çift. Mirëpo, ditët e fundit në media po aludohet se shkaku i ndarjes së dyshes është përkthyesja 36-vjeçare, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates.

Personi në fjalë, quhet Zhe Wang dhe ka punuar për çiftin që nga marsi i vitit 2015. Me anë të rrjeteve të saj sociale, Zhe mohoi dyshimet se ajo dhe Bill kishin një marrëdhënie përtej asaj profesionales.

Unë mendoja se dyshimet do të largoheshin, por nuk e prisja që ato të shpërndaheshin në këtë mënyrë të çmendur. Unë do të doja t’ju falenderoja të gjithëve për shqetësimin, dhe për ndihmën që më dhatë në shpërndarjen e këtij lajmi për vetëm 24 orë.

Kujtojmë se pas ndarjes së bujshme të Bill Gates nga Melinda, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vajza e dyshes së njohur, Jennifer Gates.