Tech

Më para ishte e pamundur, ‘Snapchat’ shton opsionin që mezi e keni pritur!

Duke filluar nga sot (23 shkurt), të gjithë përdoruesit e Snapchat që përdorin iOS dhe Android mund të ndryshojnë lirisht emrin e tyre në Snapchat, gjë që më para ishte e pamundur. Siç mund ta merrni me mend, përditësimi është një nga veçoritë më të shumëpritura në historinë e Snapchat. Nëse e përdorni Snapchat prej kohësh, me siguri username juaj mund të mos ju përshtatet më. Tani mund ta ndryshoni!

Çfarë duhet të bëni për ta ndryshuar username-in tuaj në Snapchat? Një gjë kryesore që duhet ta keni parasysh përpara se të bëni ndryshimin e emrit është se mund ta ndryshoni username-in vetëm një herë në vit. Kështu që, sigurohuni që ta mendoni mirë përpara se ta ndryshoni.

Për të ndryshuar emrin e përdoruesit të Snapchat, hapni aplikacionin dhe klikoni në Bitmoji në këndin e sipërm majtas. Kjo do të hapë faqen tuaj të profilit, ku më pas mund të shkoni te Cilësimet (Settings) duke klikuar në ikonën e ingranazhit në këndin e sipërm djathtas.

Klikoni te “Username”, që është opsioni i dytë në menu. Një ‘reminder’ do të shfaqet, duke ju njoftuar se mund ta ndryshoni emrin e përdoruesit vetëm një herë në vit. Nëse jeni gati për ndryshimin, klikoni “Continue”, më pas shkruani emrin e përdoruesit që dëshironi. Klikoni “Next” dhe kaq ishte! Emri u ndryshua me sukses.

Rikujtojmë se Snapchati shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebookut ranë për 6 orë me radhë vitin e kaluar. Facebook fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacionet e veta si Messenger, Instagram dhe WhatsApp dhe lanë 2.7 miliardë përdorues në ditë pa asnjë lloj aktiviteti.

Gjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu. Ndërprerja e shërbimit goditi bizneset e vogla dhe i dha shansin rivalëve, kritikëve madje edhe ligjvënësve në vende të ndryshme të botës të hedhin dyshime mbi fuqinë që Facebook ka, një monopol që duhet rrëzuar.