Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

“Më ra pika kur pashë Sabianin”/A do të futet për herë të dytë Beniada në shtëpinë e Big Brother?!

E ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ka qenë Beniada Nishani. Ajo njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, ku ju rikujtojmë se ka qenë një nga banoret më të spikatura në “Big Brother Vip Albania 1”. E teksa tashmë ka nisur rrugëtimin edicioni i tretë i këtij programi, Beniada ka hedhur një vështrim rreth kësaj eksperience mjaft unike.

Ka nisur vrullshëm ky BBV, si mendon është strategjia e duhur për të rënë sy?

Nuk e di, sepse secili ka atë strategjinë e vet. Por Heidi më duket goxha e shkathët. Heidi po i studion. Plus ka pasur edhe eksperiencën në Big Brother në Itali që është shumë ndryshe nga Shqipëria. Reality në Itali më duken më të vështira, më të ndërlikuara, sepse janë më të përparuar. Kanë vite e vite që i bëjnë dhe Big Brother në Itali është më i vështirë se ai në Shqipëri. Nga ana e konkurrentëve po them. Janë më të përgatitur dhe dinë se si të flasin e si të komunikojnë. Në Itali mbaj mend diçka që nuk më ka pëlqyer. Prezantuesi i sulmonte. Për mendimin tim, prezantuesi duhet të jetë asnjënjës. Ndonjëherë të thuash një fjalë më tepër po, por jo të kritikosh.

Me shaka gjatë Prime-t të parë, u dha klipi prezantues i Sabianit ku thoshte se do të futej sërish në shtëpi për herë të tretë. A e mendon Beniada rifutjen në shtëpinë e BBV?

Më ra pika kur pashë Sabianin. Thashë ‘përse Sabiani po dhe unë jo’. Përse jo?! Unë jam kënaqur pa fund. Jemi kënaqur, kemi ngrënë, kemi pirë, kemi kërcyer. Çfarë do më shumë? (qesh)