Celebrities Showbiz

Me rastin e përvjetorit të tyre, Kate dhe William na ngrohën zemrat me disa foto romantike…

Dyshja mbretërore, Kate Middleton dhe Princi William kanë ndarë me ndjekësit e tyre në “Instagram” dy fotografi të shkrepura këtë javë nga fotografi Chris Floyd për përvjetorin e 10-të martesës së tyre. Çifti shfaqen të dy të veshur me të kaltër, duke buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit në një foto të rrallë, romantike të tyre.

Para se Kate dhe William të martoheshin dhe të fejoheshin, ata dolën me njëri-tjetrin për 9-vjet. Historiani i “Kurorës”, Robert Lacey foli për “ELLE” në nëntor të vitit të kaluar në lidhje me vështirësitë e mëdha që Kate ndërmori për të qenë me William. Ai deklaroi se:

Kate ishte shumë strategjike. Ajo la vendin e saj në një nga universitetet kryesore britanike, Edinburg, dhe zgjodhi një tjetër (St.Andrews) që ndoshta nuk kishte të njëjtin standard akademik. Kate kishte qenë tashmë në Edinburg për të sistemuar akomodimin e saj, por ndërroi universitetet dhe ndryshoi lëndët e saj të mëparshme në historinë e artit, sepse aty gjendej dhe William. Ajo e vonoi arsimin e saj me një vit dhe madje rrezikoi mundësinë që të mos hynte në St. Andrews.

Lacey shtoi gjithashtu se:

Kur ata të dy filluan të takoheshin për herë të parë me njëri-tjetrin në Kolegj, Kate e dinte se do të duhej kohë që William të angazhohej në një lidhje serioze me të. Me kalimin e kohës ajo e pranoi idenë se do të duhej të bënte një praktikë të gjatë mësimi për këtë. William nuk dëshironte të martohej derisa të mbushte 30-vjeç. Ajo priti 9-vjet, por, në fund, ajo e mori atë që dëshironte në moshën 28-vjeçare, duke pasur kështu një tjetër arritje strategjike nga ana e saj dhe me këtë ajo po dëshmon se është një trashëgimtare e denjë e fronit mbretëror.

Rikujtojmë, se pak ditë më parë u zhvillua dhe ceremonia mortore e Princit Philip ku Kate u dallua për aksesorët domethënës të saj.