Bota Celebrities

Funerali i princit Philip, Kate shfaqet me diamantet që mbretëresha i dhuroi Dianës!

Kate Middleton dukesha e Cambridge në funeralin e Dukës së Edinburgh-ut u shfaq sot tepër elegante dhe plot hijeshi ndërsa mbante vënë vëthët me perla të mbretëreshës si dhe varësen e diamantit që monarkia i ka dhuruar më herët princeshës së ndierë Diana.

Bashkëshortja 39 vjecare e Princit William gëzoi një marrëdhënie të mirë me gjyshërit e burrit të saj Princin Philips dhe Mbretëreshën Elisabeth dhe varësja e perlave e koleksionit të madhërisë së saj është mbajtur më herët nga vjehrra e Princeshë Diana në vitin 1982.

Mbretëresha ia kishte dhënë hua Dianës e cila i adhuronte perlat, e cila i veshi në një banket të mbajtur nga mbretëresha Beatrix e Princi Claus i Holandës. Sipas raportimeve, mbretëresha kishte kërkuar që varësja e perlave japoneze me katër rreshta të krijohej nga kulturat më të çmuara me një kapëse harkore diamanti në mes.

Mbretëresha e ka mbajtur varësen në vitet 1980-të e 1990-të si dhe në një darkë me ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher në Londër në 1995.

Kate Midelton mbante gjithashtu veshur një fustan 1 mijë 605 paund nga Roland Mouret me linjë asimetrike të qafës  të cilin e ka veshur dhe në festivalin përkujtimor të Legjionit Britanik në 2018. Ndërkohë duhet theksuar se Kate dhe Princi Philip kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.

Ndërkohë në homazhet për Princin Philip William u shpreh :

Shekulli i jetës së gjyshit tim është përcaktuar nga shërbimi ushtarak, për vendin e tij dhe vendet e lidhjes britanike të Commonwealth, përkushtuar ndaj gruas së tij mbretëreshës dhe familjes tonë

William shtoi se ai dhe Kate janë zotuar të ndjekin premtimet e Dukës në mbështetje të mbretëreshës.

Gjyshi im ishte një burrë i jashtëzakonshëm dhe unë e Catherine do të vijojmë të zbatojmë vullnetin e tij në mbështetje të Mbretëreshës