Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Me sa duket, Bora Zemani nuk mund t’i rezistojë kostumeve!

Bora Zemani, moderatorja shuëm e dashur dhe e pëlqyer gjithnjë merr komente dashamirëse nga fansat. Qoftë për punën e saj, por edhe për stilin e saj unik në veshje, Bora Zemani është nga më të përfolurat dhe pëlqyerat momentalisht.

Duket se veç fustaneve dhe veshjeve shumë elegante dhe me stil, Bora gjithashtu preferon kostumet klasike dhe jo vetëm. Duket se ajo e pëlqen tej mase këtë stil, teksa ka kostume të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme. Kostumi lejla me pantallona dhe xhaketë nuk mungon nga garderoba e saj.

As ai në ngjyrë bezhë nuk mungon, të cilin ajo e shoqëron me një bluzë në ngjyrë të bardhë dhe sandale të tejdukshme me takë.

Kostumi në ngjyrë kafe gjithashtu nuk mungon, teksa ai ka një stil të veçantë, pasi nuk përbehët nga dy copa, por nga një e vetme.

Ai në ngjyrë rozë është i radhës, me një nuancë shumë të ëmbël fëmijërore të rozës, zbukuruar me disa kopësa në ngjyrë floriri.

I kuqi joshës është kostumi i radhës, me Borën që pozon në këmbë për ta reklamuar sa më mirë atë.

Një tjetër pozë me kostum rozë, ku Bora ka lidhur një shall në qafë për ta finalizuar këtë look.

I fundit që kemi përzgjedhur, është ai klasiku që duket se kurrë nuk do dalë nga moda. Një look aspak zhgënjyes ku Bora shfaqet sa simpatike, aq edhe elegante dhe serioze njëkohësisht.