Celebrities Gossip Showbiz

Me shumë kilogramë më pak, pamja e re e Demi Lovato-s i habit të gjithë!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Demi Lovato surprizoi me paraqitjen e saj teksa tregoi trupin e hollë mbresëlënës në sfilatën e modës Hugo Boss në Miami. Ylli i popit 30-vjeçar kishte veshur një bluzë të bardhë që zbulonte belin e saj të tonifikuar teksa pozonte për fotografët.

Me flokët e errët të tërhequr Demi kishte kombinuar pjesën e sipërme me një fund maxi dhe një xhaketë të bardhë. Demi ka folur më herët hapur për çrregullimet e të ngrënit dhe betejën e saj me buliminë dhe siç thotë ajo tani “po mëson të dojë veten”.

Rikujtojmë, se Lovato ka përfunduar punën me turnet. Këtë rrëfim artistja e bëri në një sërë postimesh në InstaStory të cilat i fshiu më pas. 

Sinqerisht, më ka ardhur në majë të hundës duke parë veten dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen njësoj. Dhe nëse nuk ndihen ashtu, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.

Gjatë dekadës së fundit, Lovato ka publikuar tre dokumentarë të ndryshëm që përshkruajnë luftën e saj me varësinë ndaj substancave narkotike dhe ndikimin në karrierën e saj. Dokumentari i saj i fundit, “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, detajoi mbidozën gati fatale të këngëtares në vitin 2018. Pas incidentit, Lovato zbuloi se ajo ende pinte duhan dhe alkool me moderim.