Celebrities Music Showbiz

“Nuk mundem më…”/Paralajmërimi i Demi Lovato-s nuk do t’i pëlqejë aspak fansave të saj!

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato ka përfunduar punën me turnet. Këtë rrëfim artistja e bëri së fundmi në një sërë postimesh në InstaStory të cilat i fshiu më pas. 30-vjeçarja njoftoi se turneu “Holy Fvck” do të jetë i fundit nga ajo.

Unë jam aq e sëmurë, sa nuk mund të ngrihem nga shtrati. Nuk mund ta bëj më këtë. Ky turne i radhës do të jetë i fundit. Ju dua dhe ju falënderoj të gjithëve.

Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me problemet shëndetësore me të cilat po përballet aktualisht. Lovato aktualisht është planifikuar të jetë në turne deri më 6 nëntor, që përfundon në Irving të Teksasit. Ylli i muzikës i ka pasur të trazuara vitet e fundit. Këngëtarja zbuloi gjithashtu në një intervistë për ‘Alternative Press’ se nuk ka në plan të bëjë më dokumentarë për jetën e saj. 

Sinqerisht, më ka ardhur në majë të hundës duke parë veten dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen njësoj. Dhe nëse nuk ndihen ashtu, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.

Lovato ka njoftuar ndër të tjera se po përdor sërish përemrat “ajo; i/e saj”. Pasi tha se ndihej jo-binare (nuk identifikohej me një gjini të caktuar) në vitin 2021 dhe e ndryshoi përemrin e saj në “ata/ato”, Lovato tha në podcastin “Spout” se ajo është ndjerë më femërore kohët e fundit dhe ka adoptuar përemrin e saj të mëparshëm “ajo”.

Unë jam një person kaq i rrjedhshëm kur bëhet fjalë për gjininë time, seksualitetin tim, muzikën time, krijimtarinë time.