Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri ka gati këngën e parë të surprizës së saj të madhe!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri.

Vetëm disa javë më parë, Dafi na ka zbuluar se do të publikojë një album duke na zbuluar kështu dhe titullin që do të mbajë. E duket se koha e publikimit ka ardhur, pasi para pak orësh bukuroshja ka treguar se do të sjellë shumë shpejtë këngën e parë të albumit duke na zbuluar dhe pak më shumë nga videoklipi.

Vetëm pak javë më parë ajo na ‘dhuroi’ një super projekt muzikor në bashkëpunim me artistët më të përfolur të tregut tonë, Dj Geek, Young Zerka dhe Mc Kresha. ‘Nafije‘ ka mbi 9 milion klikime në platformën YouTube.