Celebrities Gossip Showbiz

Viti sapo ka nisur dhe Dafina Zeqiri na paralajmëroi surprizën më të madhe për vitin 2023!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri.

Vetëm disa orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Dafi na ka zbuluar se do të publikojë një album duke na zbuluar kështu dhe titullin që do të mbajë. Nuk kemi ende një datë publikimi, megjithatë e dimë të sigurt se do të kemi mundësi ta dëgjojmë brenda këtij viti.

Diçka për 2023? Dafina- Unë jam ajo 

Së fundmi Dafina ka marrë vëmendjen e të gjithëve me urimin e saj të Krishtlindjes për të gjithë ndjekësit e saj. Kjo gjë ka ndodhur, pasi bukuroshja ka vendosur që ta bëjë këtë urim me disa foto mjaft provokuese të saj, të cilat janë nga videoklipi i këngës së saj të re, bashkëpunimin me Kidën, i cili titullohet “Ai me mu so”. Artistja dukej mjaft tërheqëse, por ndjekësit e kanë cilësuar si ekstravagante për të bërë një urim për Krishtlindje.