Spekulimet për një krisje në marrëdhënien mes Zendaya dhe Sydney Sweeney po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjet dhe mediat e huaja.
Sipas raportimeve, gjatë premierës së sezonit të tretë të serialit “Euphoria” në Los Angeles, dy aktoret janë shfaqur më të distancuara se zakonisht, duke shmangur ndërveprimin publik.
Ndryshe nga herët e tjera, ku shpesh pozonin së bashku dhe tregonin afrimitet, këtë herë ato nuk janë parë pranë njëra-tjetrës.
Burime të ndryshme pretendojnë se tensionet mund të kenë nisur më herët dhe lidhen me dinamika të ndërlikuara në prapaskenë, përfshirë edhe çështje personale apo dallime në qëndrime. Megjithatë, këto mbeten vetëm zëra të pakonfirmuar.
Gjatë eventit, Sydney Sweeney u pa në shoqërinë e kolegëve të tjerë të kastit, ndërsa Zendaya mbërriti më vonë dhe nuk pati ndërveprime të dukshme mes tyre.
Pavarësisht gjithë diskutimeve, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga dy aktoret apo përfaqësuesit e tyre që të konfirmojë një përçarje, duke lënë gjithçka në nivel spekulimi.