Zendaya ka zbuluar se sezoni i tretë i serialit “Euphoria” mund të jetë edhe i fundit, duke i dhënë fund një prej produksioneve më të ndjekura të viteve të fundit.
Gjatë një interviste në “The Drew Barrymore Show”, aktorja foli për të ardhmen e projektit dhe la të kuptohet se historia e personazheve po shkon drejt një mbylljeje natyrshme.
E pyetur nëse sezoni i tretë do të jetë një “lamtumirë”, ajo u përgjigj shkurt:
Mendoj se po
Sipas saj, episodet e reja do të fokusohen në pasojat e vendimeve të personazheve dhe në përfundimin e historive të tyre komplekse.
Sezoni i ri vjen pas zhvillimeve intensive të sezonit të kaluar, ku marrëdhënia mes Cassie dhe Maddy u shkatërrua për shkak të lidhjes së Cassie me Nate Jacobs, një nga linjat më të diskutuara të serialit.
Ndërkohë, Rue, personazhi i interpretuar nga Zendaya, vazhdon betejën e saj me varësinë, duke e çuar historinë drejt një kulmi emocional.
Seriali ka shërbyer si trampolinë për shumë aktorë të rinj, përfshirë Sydney Sweeney, Jacob Elordi dhe Colman Domingo.
Me ndikimin e tij të madh në publik dhe kulturën pop, sezoni i tretë i “Euphoria” pritet të jetë një përmbyllje e fortë dhe emocionale për një nga serialet më të suksesshme të kohëve të fundit.