Horoskopi Lifestyle

Më thuaj se çfarë shenje je, të të them se çfarë dhurate dëshiron!

Jemi në dhjetor, shumë shpejt janë Krishtlindjet dhe Viti i Ri dhe akoma nuk i kemi gjetur të gjitha dhuratat që do të donim të bënim, sidomos sepse na mungojnë idetë. Po sikur të mbështetemi tek astrologjia? Kjo na vjen në ndihmë për të identifikuar shijet dhe preferencat  e miqve dhe të dashurve tanë falë shenjës së tyre zodiakale.

Dhurata për shenjat e zjarrit

Nëse personi të cilit do t’i bëni një dhuratë ka një shenjë zjarri, ose akoma më mirë ka Hënën  ose Virgjëreshën në shenjën e vet, mund t’i dhuroni një përvojë. Shenjat e zjarrit adhurojnë të përjetojnë gjëra të reja dhe të përfshihen në lojëra. Përfshijini ata në një eksperiencë origjinale, ndoshta së bashku dhe do të merrni një buzëqeshje si këmbim. Mund të jetë edhe diçka e thjeshtë dhe pa buxhet të lartë, si një natë e zjarrtë ose një darkë speciale, një udhëtim, një ditë në qendër estetike, do t’i dhuronin energji shumë pozitive këtij personi.

Dhurata për shenjat e Tokës

Mbështetuni tek gjërat praktike. Këto shenja adhurojnë gjëra që u hyjnë në punë, që mund t’i përdorin menjëherë dhe të shohin rezultatin e tyre në atë moment. Mundohuni të gjeni për çfarë kanë nevojë dhe t’ua përmbushni dëshirën. Mendoni për një çantë komode, me shumë xhepa dhe ndarje, një produkt për kujdesin ndaj lëkurës, një sfungjer eksfoliues… por nëse e keni mundësinë edhe një Iphone do të ishte shumë mirë.

Dhurata për shenjat e ajrit

Me Venusin ose Hënën në shenjat e ajrit duhet të ketë një mënyrë për t’u ofruar stimuj trurit të tyre. Duhet të gjeni diçka që stimulon kuriozitetin e tyre dhe u intereson. Dhurata teknologjike, një kurs për të provuar një hobi të ri, apo një lojë tavoline janë disa ide shumë të lezetshme për këtë shenjë.

Ndërkaq, një periudhë shumë e lumtur dhe një shpërthim gëzimi do t’ju mbushë me optimizëm këto festa të fundvitit, sidomos nëse u përkisni tri shenjave të mëposhtme që sipas astrolgëve i duan aq shumë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Këto shenja do ta mbyllin vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme dhe plot surpriza. Jeni kuriozë të dini nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup? Zbulojeni këtu…