Celebrities Gossip Showbiz

Me video ‘hot’ nga shtrati, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek djegin rrjetin!

Tanimë, të deklaruar në publik, Dafinën dhe Dj Geek i shohim shpesh të postojnë bashkë në rrjete sociale. Të dy janë çift në jetën private, ashtu si dhe në atë profesionale. Madje kanë dhe një këngë bashkë, ku u prezantuan në publik si çift para dy vitesh.

Asokohe, kënga “Alo” pati shumë sukses dhe të dy dukeshin shumë të dashuruar në klip. Kënga numëron afro 17 milion klikime, mund të themi njk shifër shumë e lartë.

Së fundmi, Dafina është treguar shumë e hapur me ndjekësit në rrjet duke na ndarë disa momente intime me të dashurin e saj. Shtrirë në krevat dhe Dj Geek që mbështet kokën në trupin e këngëtares me të brendshme ishin pamjet më romantike që mund të shihnim prej tyre.

Çifti ndodhet momentalisht në Turqi dhe na kanë servirur këto momente të bukura nga pushimet e tyre verore atje.

Ndërkohë, kujtojmë se para pak ditësh Dafina publikoi një video ku tregonte barkun e fryrë dhe pyeste ndjekësit në fromë shakaje nëse është fëmijë apo ushqim.