Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

“Më vjen keq kur Ledjona qan…”/ Iva Korumi analizon banorët e “Big Brother Vip”: Egla me 300 personalitetet e saj…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetarja Iva Korumi. Si i analizon ajo banorët e “Big Brother Vip”?!

Më vjen keq kur Ledjona qan. Por ajo është kthyer në protagoniste. Është personazh i fortë. Ilnisa e ka kuptuar që e ka te grupi që duhet ta sulmojë… Unë pashë një Gaz të tjetërsuar me Françeskën. Janë në luftë tani me njëri-tjetrin… Albi do të mbajë ekuilibrat, nuk po luan fare. Është pak i lodhur dhe më duket sikur është penduar.

E teksa Eglën e ka cilësuar si një tjetër protagoniste, ajo është shprehur si më poshtë.

Egla ka marrë situatën në dorë. Po bëhet shumë protagoniste. E fitoi atë, nga antipatia që njerëzit kishin në fillim sepse nuk po ia kuptonin ku donte të dilte. Tani ajo ka fituar terren me 300 personalitetet. Po bëhet e lezetshme.