Celebrities Gossip Showbiz

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i japin fund thashethemeve mbi një ndarje të mundshme!

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox kanë ndezur thashethemet se ata janë ndarë pasi ai u shfaq në “American Music Awards” pa të. Muzikantit, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, në vend të saj iu bashkua vajza e tij 13-vjeçare Casie Colson Baker në këtë event. Ai ndau foto në Instagram duke pozuar së bashku, por Megan, nuk e pëlqyeu postimin.

Megjithatë, këtyre thashethemeve Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i dhanë fund kur u panë bashkë me fëmijët e tyre teksa po shijonin pushime familjare në Greqi. Aktorja 35-vjeçare dhe reperi 31-vjeçar ishin në shoqëri të djemve të Megan-it, Noah Shannon, 9 vjeç, Bodhi Ransom dhe Journey River dhe me vajzën e MGK, Casie Colson Baker. Ata u fotografuan nga paparacët nëpër qytet, teksa po bënin blerje në Selanik.

Dyshja u takuan në xhirimet e “Midnight in the Switchgrass” në mars të vitit 2020 kur aktorja ishte e martuar me aktorin Brian Austin Green. Në shtator ata ndezën thashethemet e fejesës pasi aktorja u pa me një unazë në gisht. Ajo dukej se mbante një unazë fejese teksa mbështeste muzikantin kur ai përgatitej për çmimet MTV Music. Që nga fillimi i romancës së saj me reperin, fansat e Megan nuk kanë nguruar të vënë në dukje diferencën e moshës mes dyshes.

Rikujtojmë se, bashkëpunimi i yllit të njohur Megan Fox me markën e veshjeve ‘Boohoo’ mesa duket është pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe kjo për arsyen e vetme se duke shfaqur një gamë prej mbi 40 stileve seksi të veshjeve, të blera dhe që faqja e markës i përshkruan si një përfaqësim të sensualitetit femëror. Duke filluar nga çmimet nga 12 deri në 120 dollarë, koleksioni varion nga bluzat apo kanatieret ‘crop-top’ dhe fustanet me modele shumë unike deri tek xhaketat e mëdha dhe pantallonat.