Celebrities Design Gossip

Meghan Markle nesër feston ditëlindjen, jeni kurioz të dini për dhuratën e Princ Harry-t?!

Colin Cowie, i cili ishte planifikuesi kryesor i dasmave në “Vogue” në vitin 2018, thuhet se u rekomandua nga moderatorja e njohur Oprah Winfrey si arredues dhe organizues për ditëlindjen e Meghan Markle e cila është ditën e nesërme. Ai ka organizuar festa për disa personazhe të johur si Tom Cruise dhe Kim Kardashian. Sidoqoftë, ditëlindja e Dukeshës së Sussex-it do të jetë diçka private. Një burim i tha “The Mirror” se:

Meghan dëshiron një mbledhje të vogël. Rreth 65 persona janë të ftuar, miqtë dhe familja e saj më e ngushtë.

Thuhet se festimet do të mbahen në mjediset e rezidencës së Meghan në Kaliforni, pas rregullave të COVID-19 pasi shteti lehtësoi shumicën e masave të tij gati dy muaj më parë. Besohet gjithashtu se bashkëshorti i saj,Princi Harry ka porositur një tortë ditëlindjeje nga “Posies & Sugar”, e cila ndodhet në Santa Barbara aty pranë.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Meghan mund të kandidojë për presidente në SHBA. Në një nga rubrikat e tij, gazetari Tom Bower, ka deklaruar gjithashtu se beson se hapat e ardhshëm të ish-aktores janë të pushtojnë SHBA-të dhe më pas botën. Gjithashtu sipas tij, Meghan ka nisur të promovojë ambiciet e saj politike përmes një miqësie me nënkryetaren amerikane, Kamela Harris Obamas.

Rikujtojmë, gjithashtu se mediat britanike kanë raportuar se vajza e Princ Harry dhe Meghan, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror. Lajmi u konfirmua edhe nga faqja “Royal UK”,  që përfaqëson familjen mbretërore, e cila e zbuloi se vajza Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Ndërkaq, kanali amerikan “Lifetime” ka publikuar së fundmi trailerin e parë për filmin “Escaping the Palace”, një film që do të portetizojë Meghan Markle dhe princin Harry si personazhe kryesore dhe do të përfshijë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Nga videoja e shkurtër, filmi duket se do të paraqesë një portetizim dramatik të daljes së Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga familja mbretërore.