Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohet traileri i filmit “Escaping the Palace” mbi Meghan Markle dhe Prince Harry!

Kanali amerikan “Lifetime” ka publikuar së fundmi trailerin e parë për filmin “Escaping the Palace”, një film që do të portetizojë Meghan Markle dhe princin Harry si personazhe kryesore dhe do të përfshijë gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Nga videoja e shkurtër, filmi duket se do të paraqesë një portetizim dramatik të daljes së Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga familja mbretërore.

Në rast se nuk e keni dëgjuar, “Lifetime” po publikon një pjesë të tretë në serinë e saj të famshme të filmave për familjen mbretërore, dhe traileri i fundit me siguri ka emocionuar fansat.

Traileri nis me princ Harry-n, që do të luhet nga aktori Jordan Dean, i cili thotë:

Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që gruaja dhe djali im të jenë të sigurt.

Aktorja Sydney Morton, që luan në rolin e Meghan, rrëfen:

Nuk kam menduar ndonjëherë që kjo do ishte e lehtë, por thjesht doja të bëja krenare mbretëreshën.

Traileri jep një vështrim të shkurtër se si anëtarët e tjerë të familjes mbretërore trajtuan daljen e çiftit nga Mbretëria. I zënë mes dramës, Jordan Whalen në rolin e Princit William, thotë se:

Le ta kuptojnë të gjithë. Monarkia është në rrezik.

Por Maggie Sullivun, në rolin e Mbretëreshës Elizabeth II siguron se:

Monarkia do të mbijetojë gjithmonë.

Ndërkohë personazhi i Meghan e mbyll videon me një shqetësim dramatik:

A kam bërë gabimin më të madh në botë?

Në pamjet e tjera në trailer shfaqen Laura Mitchell në rolin e Kate Middleton dhe Bonnie Soper si Princeshë Diana. Nga komentet në video, njerëzit thonë se është e sigurt që do të qeshin apo se kjo duket si një nga paroditë e “SNL”. Gjithashtu mendojnë se ky film do të fusë në sherr dy vëllezërit.