Celebrities Showbiz

Po mendon seriozisht t’i futet politikës, Meghan Markle mund të kandidojë për presidente?!

Së fumdmi mediat e huaja kanë raportuar se Meghan Markle mund të kandidojë për presidente në SHBA. Në një nga rubrikat e tij, gazetari Tom Bower, ka deklaruar gjithashtu se beson se hapat e ardhshëm të ish-aktores janë të pushtojnë SHBA-të dhe më pas botën. Gjithashtu sipas tij, Meghan ka nisur të promovojë ambiciet e saj politike përmes një miqësie me nënkryetaren amerikane, Kamela Harris Obamas.

Rikujtojmë, se së fundmi mediat britanike kanë raportuar se vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror. Lajmi u konfirmua edhe nga faqja “Royal UK”,  që përfaqëson familjen mbretërore, e cila e zbuloi se vajza Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Aktualisht, Princi Charles, është i pari në radhë për fronin ndjekur nga princi William dhe tre fëmijët e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Ndërkaq, kanali amerikan “Lifetime” ka publikuar së fundmi trailerin e parë për filmin “Escaping the Palace”, një film që do të portetizojë Meghan Markle dhe princin Harry si personazhe kryesore dhe do të përfshijë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Nga videoja e shkurtër, filmi duket se do të paraqesë një portetizim dramatik të daljes së Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga familja mbretërore.

Po, Princ Harry nga ana tjetër a do të zbulojë se kush nga familja Mbretërore ka komentuar për ngyrën ‘e errët’ të djalit të tij Archie-t? Ndërkohë që Duka përgatitet të lançojë librin e tij më të ri ku ka treguar se do të thotë gjithçka, mediat e huaja kanë zbuluar disa detaje befasuese nga çfarë do të mbajë ai libër. Princ Harry ka shokuar dhe njëherë familjen Mbretërore, pasi u zbulua se ai po planifikon të nxjerrë një libër ku tregon për gjithë jetën e tij në Mbretëri dhe për vendimin drastik për t’u çliruar nga detyrimet e tij mbretërore.