Celebrities Gossip Showbiz

Megi Pojani dhe Sara Hoxha nisin ‘pazaret’ për fitoren e “Dancing with the Stars”!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Ditën e sotme dy nga konkurentet e “DWTS”, vajzat shumë të dashura për publikun Megi Pojani dhe Sara Hoxha kanë postuar një video shumë ‘funny’ të tyre në Instagram. Vajzat shfaqen duke numëruar lekët dhe duke i shkëmbyer ato, për të bërë një pazar për blerjen e fitores së “DWTS”.  Video është postuar nga Megi, e cila shkruan gjithashtu:

Siç e lamë Sara Hoxha në minutën e 90’ natën finale, rrëshket taka, padjeshka nuk realizohet…

Ndërsa komenti i Sarës:

Moj ti sikur nuk e lam kshu?
Kontrata thotë që të dyja duhet të japin maksimumin në performancë në mënyrë që patjetër njëra nga ne të fitojmë që lekët të vijnë te ne…

https://www.instagram.com/p/ClL_JuDKD_F/?hl=en

Kjo javë  padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese. Një nga çiftet që arriti të merrte komente mjaft të mira për performancën e tyre ishin Megi Pojani dhe Jurgen Bala. Në një konteporane sensuale, Megi arriti të sundonte skenën e “Dancing With The Stars” dhe të fitonte zemrën e jurisë.

Kryetari i jurisë, Kledi Kadiu tha se ishte një ndër kërcimet më të arrira të Megit deri më sot, ndërsa Armand Peza tha se kërcimi i saj ishte art.