Food & Drink Health & Beauty

Meksikë, krijohet ‘maska e hundës’…e merrni dot mend arsyen pse?

Në të gjithë botën pandemia e COVID-19 ka izoluar dhe transformuar jetën e çdo njeriu. Të gjitha veprimet tona dhe stili jonë i jetesës kanë marrë një tjetër drejtim dhe të gjithë ato veprime që na dukeshin të zakonshme në ditët e sotme nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Por mesa duket u bë një kohë e gjatë që njerëzit janë duke luftuar me këtë virus të rrezikshëm dhe duket se janë përshtatur. Së fundmi studiuesit në Meksikë kanë krijuar një mënyrë që edhe në këto kohë të vështira pandemie njerëzit të shijojnë ushqimin në një restorant por në të njëjtën kohë edhe të mbrohen nga virusi.

Por si mendoni ju se realizohet kjo? Ata kanë krijuar “maskën e hundës”! Ajo është krijuar pikërisht që njerëzit të mund të shijojnë pa frikë ushqimin apo pijen e tyre në një restorant apo bar.

Ju si mendoni, a është kjo zgjidhja e duhur?

Në fakt për disa mjekë dhe ekspertë kjo nuk është një ide e mirë pasi mund të infektohesh me COVID-19 edhe nga goja dhe hunda.