Celebrities Gossip Showbiz

Menaxheri i VIP-ave nuk ndalet me deklaratat ndaj Nora Istrefit, tregon se ka video që vërtetojnë fjalët e tij!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta. Për sa i përket karrierës, ndër vite bukuroshja na ka falur këngë shumë të bukura që janë pëlqyer nga audienca.

Mirëpo, së fundmi Nora është përmendur nga Alesio Aliaj, i njohur dhe si menaxheri i VIP-ave në një intervistë të dhënë për Top Channel në emisionin “Shqipëria Live”. Ky i fundit është shprehur se këngëtarja jo vetëm që nuk i ka sjellë fitime nga një koncert i bërë dikur në festën e Pavarsisë, por madje ka dalë me humbjr prej saj.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar vetë Nora ditën e djeshme me anë të një Instastory duke treguar anën e saj të së vërtetës.

E pas këngëtares duket se Alesio sërish nuk ka të ndalur me deklaratat e tij duke treguar se ka dhe video që vërtetojnë fjalët e tij.

Nora së fundmi është rikthyer fuqishëm edhe në muzikë ku ka lansuar dhe dy projekte të reja muzikore. Bëhet fjalë për ‘Më mungon’ të cilën e solli solo dhe ka mbi 3 milion klikime dhe bashkëpunimin me NRG Band ‘Ki me lyp me m’pa’ që në vetëm 1 muaj nga publikimi e ka kaluar shifrën e 7 milion klikimeve.