Showbiz

Menjëherë pas performancës në “Billboard Music Awards”, Joe Jonas martohet me aktoren e “Game of Thrones”

Joe Jonas nuk di të çojë dëm as edhe 1 minutë nga jeta e tij.

Menjëherë pas performancës energjike me “Sucker” së bashku me vëllezërit e tij në “Billboard Music Awards”, Joe u largua për në Las Vegas ku lidhi zyrtarisht kurorë me partneren e tij Sophie Turner.

Dyshja e pandashme gjithmonë kanë patur një shpirt aventuresk, sakaq, prift në dasmën e tyre ishte një imitues i Elvis Presley.

Të pranishëm në këtë martesë të shpejtë ishin edhe vëllezëit e tij, Nick dhe Kevin. Joe ishte i fundit nga vëllezërit Jonas i cili kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me aktoren e “Game of Thrones”.